Guterres dënon sulmet izraelite në shkallë të gjerë në Liban

Nga D. V.
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 9 prill Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmet ajrore në shkallë të gjerë të Izraelit në Liban, duke thënë se ato kishin vrarë dhe plagosur qindra civilë, përfshirë fëmijë, dhe kishin dëmtuar infrastrukturën civile.

“Guterres dënon në mënyrë të prerë sulmet masive”, tha zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, në një deklaratë.

“Sekretari i përgjithshëm dënon fuqimisht humbjen e jetëve civile dhe është thellësisht i alarmuar nga numri në rritje i viktimave”, shtoi ai.

Pavarësisht një armëpushimi në konfliktin me Iranin, Izraeli nisi sulme të mëdha ndaj objektivave në Liban, përfshirë kryeqytetin e Bejrutit.

“Të paktën 182 persona u vranë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër komandantët dhe infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut, ndërsa autoritetet libaneze thanë se shumë civilë ishin midis viktimave.

Ndryshe nga Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk e konsiderojnë Libanin të përfshirë në armëpushimin dyjavor të rënë dakord.

Irani po shqyrton tërheqjen nga armëpushimi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Fars”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër