HAMLETI

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Boris Pasternak
Përktheu: Arben Bllaci

Tani jam në skenë, zhurmat u shuan,
Rri përhumbur në parmak, në portë.
Jehonë e largët që mbërrin gjer te mua,
Fillin e jetës sikur vjen të më thotë.

Ndjej sesi mes territ ndihem humbur,
Mijëra sy më zhbirojnë rreth e qark.
Te lutem, Ati im në qoftë e mundur,
Këtë Kupë[1] nga unë mbaje larg.

Pranoj fatin që caktove e s’më pyete
Dhe gati jam ta luaj gjer në fund.
Por tani po luhet dramë tjetër,
Nga kjo sprovë kursemë nëse mund.

Rrjedhë e botës është kaq e menduar,
I sigurt fundi i udhës po na pret.
Vetmitar, nga vese farisejsh rrethuar …
Fushë me lule nuk qenka kjo jetë!

1946

___________

[1] Është fjala për kupën e vuajtjeve të Krishtit, në lutjen që ai i drejton Atit nga Kopshti i Gjetsemanit, vendi ku në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përjeton luftën e brendshme mes frikës nga vuajtja dhe pranimi i fatit të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër