Prishtinë, 22, maj Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në komunikatën e PDK-së thuhet se Hamza ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.
“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike. E falënderova ambasadorin Guérot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”, është shprehur Hamza.
