Policia kryen kontroll në një objekt në Tetovë, ndalohen katër shtetase të huaja

Nga D. V.
178 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 maj, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se është kryer kontroll në një objekt hotelerik, në të cilën janë gjetur katër shtetase të huaja.

“Më 22.05.2026 në periudhën prej orës 00:05 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelierik të gjetur në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë të Tetovës.

Gjatë kontrollit, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, janë shoqëruar katër shtetase të huaja, prej të cilave dy nga Brazili dhe dy nga Ukraina të moshës nga 23 deri në 31 vjeç.

Ato do t’i dorëzohen Departamentit për Krim Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Riatëdhesim për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër