Hapet në Rio-de-Zhanejro Samiti i 17-të i BRICS-it

nga V.E.

Të dielën u hap në Rio-de-Zhanejro të Brazilit Samiti i 17-të i BRICS-it.

Samiti fokusohet në gjashtë tema kryesore, të cilat janë shëndeti global, tregtia, investimet dhe financimi i zhvillimit, përballimi i ndryshimeve klimatike, qeverisja e inteligjencës artificiale, reforma e arkitekturës së sigurisë globale dhe forcimi i mekanizmit të BRICS-it.

Takimi, ku morën pjesë udhëheqës të vendeve të BRICS-it, u kryesua nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Duke folur në sesionin plenar mbi “Paqen e sigurinë dhe reformën e qeverisjes globale” në Samitin e 17-të të BRICS-it,kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje këtij blloku të mbrojë qetësinë e paqen botërore dhe të nxisë zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More