Haqim Ramadani: Bilall Kasami nuk shantazhohet, ftoj shqiptarët të rreshtohemi pas tij

Nga B.M
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Ish-kandidati për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani, doli me mbështetje ndaj Bilall Kasamit në kauzën e tij të drejtë për të mirën e shqiptarëve.

Ramadani tha se Kasamin e njeh si njeri që nuk shantazhohet dhe i përulet vetëm Zotit.

“Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë shtet, pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron nga votat e 107 mijë shqiptarëve të këtij vendi.
E di mirë se Bilall Kasamin nuk mund ta shantazhojë dhe kushtëzojë askush.
Ai i përulet me modesti vetëm Zotit të vet dhe i shërben vetëm popullit të vet.
Të tillë e njoh në të kaluarën dhe i tillë është edhe tani dhe do të vazhdojë të mbetet”, shkruan Ramadani.

Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që të rreshtohen pas Bilall Kasamit.

“Prandaj i jap përkrahje të plotë në çdo betejë për të mirën e shqiptarëve dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që t’i japim fuqi një njeriu urtë e të mirë, në kauzën e tij të drejtë”, thotë Ramadani

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër