Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga D V
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhepse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi.

Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.

Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër