Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur qartë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj një takimi të mundshëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me zhvillimet për çështjen e presidentit.

Ai u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme të takohet me Abdixhikun për të diskutuar mbi atë që ky i fundit ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me mardh rolin e zmadhuesit të Albinit le ta merr… Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjtërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Ndërkohë, gjatë ditës Abdixhiku pas takimit me Kurtin, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve edhe me liderët e tjerë politikë, përfshirë AAK-në dhe PDK-në.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër