Haxhiu: Beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të historisë sonë moderne

Nga D. V.
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – U.D. Presidentja Kosovës, Albulena Haxhiu, në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2026”, në Koshare tha se lufta jonë për liri ishte e drejtë, raporton Ekonomia Online

Haxhiu tha se 27 vite më parë njësitë e UÇK-së u nisën drejt vijës kufitare, derisa e thyen kufirin që ishte vendosur një shekull më parë padrejtësisht mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo shtoi se në vijën e parë të fronit kur kufiri u thye ishte Agim Ramadani.

“Mëngjesi i 9 prillit 27 vjet më parë nisi herët në Koshare. Njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nisën drejt vijës kufitare, terreni ishte i vështirë dhe përballja filloi që në orët e para. Sypatrembur dhe plot guxim ushtarët tonë avancuan hap pas hapi derisa e thyen kufirin Shqipëri-Kosovë të vendosur padrejtësisht pothuajse një shekull më parë, kufirin që i kishte ndarë shqiptarët që nga viti 1913…Ai kishte udhëhequr sulmin që nga dita e parë. Ishte në vijën e parë të frontit kur kufiri u thye. Rënia e tij ishte humbje e madhe për Kosovën por në të njëjtën kohë u bë forcë për ushtarët e tij të cilët e quan deri në fund amanetin e tij për ta hequr kufirin që ndante atë kohë andej-këndej drinit”, ka thënë ajo.

Haxhiu, shtoi se lufta për liri ishte e drejtë, ndaj pati jehonë aq të madhe dhe të gjerë saqë mori edhe përkrahje nga e gjithë bota demokratike.

“Kjo dëshmon që lufta jonë për liri ishte e drejtë, ndaj pati jehonë aq të madhe dhe të gjerë saqë mori edhe përkrahje nga e gjithë bota demokratike. Në betejën e Koshares 114 luftëtarë të UÇK-së u vranë dhe mbi 380 u plagosën. Këta luftëtarë që ia mësyn Koshares atë pranverë e dinin mirë se ku po hynin, e dinin që kthimi nuk ishte i sigurtë, por për liri hyn, për liri ranë dhe lirinë  e sollën. Ndaj, beteja e Koshares është ndër betejat më të lavdishme të historisë sonë moderne. Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi këtë guxim, mbi vendime të marra në kushte thellësisht të rrezikshme dhe mbi sakrificë brezash të tërë”, tha Haxhiu.

Manifestimi qendror “Ditët e Shqipes 2026”, është organizuar nën patronatin e u.d Presidentes Albulena Haxhiu në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër