Shkup, 23 korrik Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Domates në Mamushë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu theksoi rëndësinë e bujqësisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
Ajo vlerësoi punën e fermerëve, familjeve të tyre, grave dhe të rinjve, të cilët, sipas saj, me përkushtimin e tyre kanë bërë që Mamusha të njihet për cilësinë e prodhimeve bujqësore, veçanërisht të domates.
Haxhiu u shpreh se festivali shërben si një urë lidhëse mes prodhuesve, bizneseve dhe qytetarëve, duke promovuar vlerat e bujqësisë dhe potencialin e Kosovës.
Në fund, ajo u uroi fermerëve një sezon të suksesshëm, prodhim të mbarë dhe treg të sigurt, duke shprehur besimin se domatja e Mamushës do të vazhdojë të zgjerojë praninë e saj në tregje dhe të promovojë emrin e komunës për cilësinë dhe traditën e saj.
