Haxhiu: Miratimi në lexim të parë i buxhetit, hap i rëndësishëm

Nga B.M
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fillim të mbarë të javës dhe hap të rëndësishëm e ka vlerësuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu miratimin në lexim të parë të Buxhetit për vitin 2026, në vlerë prej 4 miliardë eurosh nga Kuvendi i Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve që ky buxhet mbështet. Siç u theksua edhe gjatë debatit parlamentar, këto projekte synojnë të forcojnë sigurinë dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Republikës. Faleminderit deputetëve për angazhimin, kontributin në debat dhe votën e dhënë në këtë seancë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetët vendosën që leximi i dytë i buxhetit të mbahet të premten, në orën 11:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër