Prishtinë, 24 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të Presidencës, konferenca do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.
Konferenca vjen në një kohë kur pritet që Haxhiu të bëjë publik edhe vendimin për caktimin e datës së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj jave, në një prononcim për media, Haxhiu ka bërë të ditur se seanca konstituive pritet të mbahet në javën e parë të muajit gusht.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, kishte deklaruar Haxhiu.
