Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme: Institucionet do të mbahen përgjegjëse për paranë publike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandat të ri pesëvjeçar.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare, duke bërë të ditur se Kuvendi, në legjislaturën e njëmbëdhjetë, do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do të kërkojë llogari nga institucionet për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Ajo ka nënvizuar se menaxhimi i parasë publike duhet të jetë transparent dhe se qytetarët kanë të drejtë të informohen se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre.

“Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit”, ka theksuar Haxhiu në një postim publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër