Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka pritur kryetarët e grupeve parlamentare më të cilët zhvilloi një diskutim për prioritetet si dhe për organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik.

“Sot prita në takim kryetaret dhe kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv për punën që na pret, prioritetet si Kuvend si dhe për organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim. Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo tha se qytetarët presin përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre.

artikuj të ndërlidhura