Shkup, 30 Prill, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media pas takimit me përfaqësues të partive politike, Haxhiu tha se këtë vendim e mori pas disa vlerësimeve.
“Ndërsa sot, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, para pak kohësh përfundova takimin me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike. Pra, në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike; të pranishme ishin 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive politike për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha ajo.
