Hegseth konfirmon se SHBA fundosi anijen iraniane, të paktën 140 persona të zhdukur

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ushtria e SHBA-së kreu sulmin që fundosi një anije luftarake iraniane pranë Sri Lankës.

Të paktën 140 persona mendohet se janë të zhdukur pasi anija u fundos, ndërsa zyrtarët e Sri Lankës thanë se 32 persona janë shpëtuar.

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth konfirmoi se nëndetësja amerikane fundosi anijen luftarake iraniane “që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”.

Hegseth tha se anija luftarake “u fundos nga një silur”, shkruan skynews.

“Fundosja e parë e një anijeje armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore”, shtoi ai, “ashtu si në atë luftë… ne po luftojmë për të fituar”.

Ndryshe, autoritetet raportuan gjithashtu se edhe rreth 40 persona janë lënduar dhe po marrin trajtimet e duhura mjekësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër