Hiqen ndalesat për qarkullim në rrugët Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë-Strazhë dhe Tetovë-Kodra e Diellit

Nga D. V.
955 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Që nga ora 10:20 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndalimi për qarkullimin e kamionëve në këtë rrugë ishte vendosur këtë mëngjes në orën 6:50 për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Ndërkaq, paraprakisht, nga ora 9:00 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në aksin Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, njoftoi NP “Maqedonia Rrugë”.

Më herët, për shkak të reshjeve të dendura të borës, nga ora 6:50 ishte vendosur ndalim qarkullimi për kamionët në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazha.

Ndalesa nga ora 10:35 është hequr edhe për rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër