Hitaj nis lëvizjet e para në Polici, ndryshime në strukturat e qarkullimit në Tiranë

Nga Xh M
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para, pas emërimit të tij. Mësohet se Hita ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Ndërsa, në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.

Edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë. Po ashtu, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër