Horror në rrethin e Kumanovës, i vriste për të kryer marrëdhënie seksuale me ta

Nga Xh M
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 19 qershor Zhurnal.mk – Pas përfundimit të hetimit, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dorëzuar sot Aktakuzë kundër një 25-vjeçari, banor i Staro Nagoriçanit, i dyshuar për kryerjen e katër veprave penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 e Kodit Penal, si dhe dy tentativa për vrasje të të njëjtës formë të kualifikuar. Meqenëse me dashje ka privuar nga jeta disa persona, sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit Penal, ai rrezikon dënim me burgim prej së paku 10 vitesh ose me burgim të përjetshëm. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, ai i ka kryer veprat nga motive jashtëzakonisht të ulëta, përkatësisht me qëllim të kënaqjes së epsheve të tij seksuale ndaj trupave të pajetë të grave, që nënkupton aktin e nekrofilisë.

​Krimet kanë filluar natën mes 5 dhe 6 janarit të vitit 2025 në fshatin Kleçoc, ku ai privoi me dashje nga jeta një grua të moshuar dhe të pafuqishme. Ai ka hyrë në shtëpinë e saj dhe derisa ajo ishte duke fjetur në shtrat, e ka sulmuar fizikisht dhe ka filluar ta mbytë me dhunë, me çka gruaja ka ndërruar jetë nga thyerjet dhe lëndimet e shumta që ia pamundësuan frymëmarrjen.

​Më pas, në një periudhë kohore të papërcaktuar saktë mes 5 dhe 7 qershorit të vitit 2025 në fshatin Dragomanc, ai në mënyrë të ngjashme privoi me dashje nga jeta edhe një grua tjetër. Ngjarja e tretë është regjistruar më 22 korrik 2025 në fshatin Çellopek, ku ai tentoi ta privojë nga jeta një grua, por ajo arriti ta trembte duke thirrur djalin e saj, pas së cilës i akuzuari u largua.

​Gjatë orëve të mbrëmjes mes 17 dhe 18 janarit të vitit 2026 në fshatin Staro Nagoriçan, i akuzuari privoi me dashje nga jeta një grua më të re në moshë, por për të cilën gjithashtu e dinte se jetonte vetëm, duke përdorur një mënyrë të ngjashme ekzekutimi si te viktimat e mëparshme për të realizuar qëllimet e tij makabre. Po ashtu, në orët e mbrëmjes mes 5 dhe 6 shkurtit të vitit 2026 në fshatin Çellopek, ai privoi nga jeta edhe një tjetër viktimë të moshuar dhe të pafuqishme.

​Ngjarja e fundit e regjistruar ka ndodhur më 9 shkurt 2026 po ashtu në fshatin Çellopek, ku ai me dashje tentoi ta privonte nga jeta një grua tjetër, burimi i vetëm i shpëtimit të së cilës ishte se ai u tremb nga një zhurmë që dëgjoi dhe iku para se ta realizonte qëllimin. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë edhe propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më parë për të akuzuarin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër