Hoxha: Ballkani e ka vendin në zemër të Evropës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor Zhurnal.mk – Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u bëri thirrje investitorëve të shfrytëzojnë mundësitë që ofron rajoni, duke theksuar se Ballkani Perëndimor mund të bëhet një nga burimet e reja të rritjes ekonomike të Evropës.

“Ky rajon do të jetë pjesë e së ardhmes së Evropës. Pyetja për investitorët është se kush do të jetë këtu i pari. Ballkani Perëndimor e ka vendin në zemër të Evropës dhe mund të bëhet një nga burimet e reja të rritjes së saj ekonomike.”, – theksoi Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Hoxha njëherësh bëri të ditur se Shqipëria ka siguruar tashmë mbi 212 milionë euro nga parafinancimi dhe pagesat e lidhura me rezultatet në kuadër të Planit të Rritjes, ndërsa së shpejti pritet një tjetër pagesë me vlerë të përafërt.

artikuj të ndërlidhura