Hoxha flet për projekte infrastrukture në Tetovë për ruajtje të ambientit

Nga D. V.
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 28 Prill, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Muhamet Hoxha sot njoftoi për projekte të ardhshme infrastrukture në komunën e Tetovës në kuadër të përpjekjeve për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Ai në një forum të mbajtur sot foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal për mbrojtje të natyrës për të siguruar një të ardhme më të pastër për qytetarët.

“Tetova dhe rajoni i saj prej dekadash përballen me probleme serioze ekologjike, prandaj është e rëndësishme të theksoj se jemi duke punuar në zgjidhje sistematike që do t’i adresojnë këto probleme në mënyrë të përhershme,” tha Hoxha të ketë thënë në takimin e sotëm për këtë temë.

Në kuadër të kësaj, Hoxha renditi tre projekte : Ndërtimi i sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave “Rusino” dhe stacionit të përpunimit në Tetovë, që sipas tij “do të zgjidhin në mënyrë të qëndrueshme” shqetësimin më të madh të qytetarëve lidhur me mbeturinat.

Në listë figuron stacioni për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit nga Kodra e Diellit deri në Tetovë, e më pas edhe brenda qytetit, të cilat projekte ai tha se do ta zgjidhin “përfundimisht” problemin me ujin.

Projekti i tretë në listim, siç tha ministri Hoxha është “forcimi i mbrojtjes institucionale të Sharrit, një nga pasuritë natyrore më të vlefshme në vend”, i cili siç tha ai po vazhdon.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë, por vetëm duke krijuar sisteme me zgjidhje afatgjata – e jo të përkohshme, mund të arrijmë një kthesë të vërtetë të gjelbër në mbrojtjen e mjedisit, tha Hoxha për paraqitjen e tij në forumin e organizuar nga OJQ “Multikultura”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër