Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin e GJKKO, shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 prill, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO, që shpalli të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimin.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi dhe Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të anikimimit të bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj vendimit të GJKKO-së.

Në tetor të vitit 2022, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Megjithatë, në përfundim të procesit, GJKKO vendosi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen Selimi për fshehje pasurie, me arsyetimin se fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër