Hoxha-Ulusoj: Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në fushën e mjedisit

Nga admin
433 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Fatih Ulusoj, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në fushën e mjedisit.

Në takim, ministri Hoxha shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë që Republika e Turqisë i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve në realizimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për Forumin e ardhshëm të Ujërave, i cili do të mbahet më 5 dhe 6 maj të këtij viti në Stamboll, me pjesëmarrjen e ministrave të mjedisit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbajtjen e Konferencës së 31-të të Palëve (COP31), samiti më i rëndësishëm global për ndryshimet klimatike nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Antali, Republika e Turqisë.

Në fund të takimit, ministri Hoxha shprehu bindjen se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër