Hoxhaj për çështjen e presidentit: Nuk e kemi ndërmend që t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se për çështjen e zgjedhjes së presidentit nuk do t’i nënshtrohen vullnetit të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ai ka theksuar se përderisa Kurti nuk tregon vullnet për bashkëpunim situata e krijuar mund të vazhdojë deri në pafundësi.

Hoxhaj ka thënë se Kurti nuk i beson dialogut dhe marrëveshjet.

“Kur ne kemi një parti politike dhe një njëri i cili fiton zgjedhjet si zotëri Kurti, i cili nuk i beson dialogut, s’do dialog të mirëfilltë me partitë politike, nuk i beson marrëveshjes, nuk arrin marrëveshje, LDK-ja ishte e gatshme që të ketë edhe marrëveshje klasike me të, nuk bën kompromis dhe PDK-ja është e gatshme që ta mbrojë mbi të gjitha karakterin e këtij vendi, që janë institucionet demokratike”, është shprehur Hoxhaj në KTV.

“Dhe nuk e kemi ndërmend që t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt dhe kjo fazë mund të vazhdojë në pafundësi nëse zotëri Kurti nuk tregon vullnet për bashkëpunim”, ka shtuar Hoxhaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër