Reshje shiu të herëpashershme pothuajse në të gjithë vendin

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tioranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e para të 24-orëshit të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut do të edhe në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, verilindje, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1200-1500 metra priten reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/8 Re shi diell
Kukës 9/14 Re shi/borë
Lezhë 7/13 Re shi diell
Dibër 3/9 Re shi/borë
Durrës 8/17 Re shi diell
Tiranë 8/17 Re shi diell
Elbasan 7/14 Re shi diell
Berat 7/15 Re shi diell
Vlorë 10/12 Re shi diell
Korçë 3/10 Re shi/borë
Gjirokastër 7/12 Re shi diell
Sarandë 10/12 Re shi diell

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër