Hulumtim: 46 nga 81 komuna në sistemin elektronik nuk ka asnjë tender për sinjalizim horizontal

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – CGK ka realizuar një hulumtim mbi tenderët komunalë për shënimin e kalimeve për këmbësorë: Tenderë për kalime të padukshme për këmbësorë.

Hulumtimi tregon se:

Kalimet e paekzistuara ose të zbehura për këmbësorë, të cilat çdo ditë rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, janë në masë të madhe të lidhura me mënyrën se si komunat i zbatojnë tenderët për shënimin e tyre.

Hulumtimi zbulon se për më shumë se gjysmën e vetëqeverisjeve lokale, konkretisht për 46 nga 81 komuna, në sistemin elektronik nuk ka asnjë tender për sinjalizim horizontal në periudhën 2023–2025.

Komuna më të vogla kanë realizuar tender çdo vit në periudhën e analizuar, për dallim nga komuna me shumë më tepër banorë dhe qarkullim, të cilat kanë shënuar vetëm një ose dy herë në të njëjtat tre vite.

Vetëm një pjesë e komunave përcaktojnë standarde dhe karakteristika konkrete të bojës, ndërsa në një numër të madh komunash specifikimi teknik reduktohet në vetëm dy fjalë: “bojë për rrugë”, pa asnjë kriter të matshëm për cilësinë.

Pa kërkesa minimale teknike për bojën, nuk ekziston mekanizëm për të verifikuar sa kohë do të zgjasë boja e prokuruar – dhe paratë publike shpenzohen pa efektin e pritur.

Analiza e çmimeve njësi zbulon dallime deri në 4 herë. Boja është blerë nga 132 deri në 296 denarë për 1 kilogram, ndërsa çmimet për shërbimet e shënimit me bojë të bardhë dhe perlita qelqi variojnë nga 281 deri në 802 denarë për metër katror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër