Brikena Selmani ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.
E ftuar në ‘Fan Club’, ish-banorja e Big Brother VIP është shprehur se pas daljes nga shtëpia, ka pasur mundësi të komunikojë edhe me familjarët e Mateos, me të cilin nisi një raport dashurie ndërsa ishte pjesë e formatit.
Ajo shtoi gjithashtu se familja e saj ka qenë shumë mbështetëse për raportin e saj me Mateon.
Foto: YouTube
“Që kur kam dalë, kam marrë shumë dashuri nga publiku dhe familja. Nuk më besohet që kam dalë. Të them të drejtën, para se të hyja brenda nuk e dija që do dilja çift nga ky program. Për mua ka qenë një rrugëtim shumë i paparashikueshëm dhe me shumë emocione”.
“Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë. Kur dola, kuptova që ndoshta nuk e kam merituar finalen, por mbështetjen që më ka dhënë publiku e kam merituar dhe do të doja të isha në finale”.
“Raporti ynë ka pasur shumë ulje-ngritje, por çdo gjë ka qenë shumë spontane. Ai ka qenë shumë rezistent ndaj këtij raporti. Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë”, theksoi ndër tjerash.
“Kur dola, përshëndeta familjarët e Mateos, fola edhe me motrën e tij. Janë një familje shumë e mirë dhe mezi pres t’i takoj”, përfundon modelja nga Kosova.
– YouTube www.youtube.com

