I dërgoi mesazhe një vajze 15-vjeçareje, Bournemouth e pezullon yllin e ekipit

Nga D. V.
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bournemouth e ka pezulluar mbrojtësin anësor, Alex Jimenez, ndërsa po hetojnë postimet kontroverse në mediat sociale. Prandaj, spanjolli 21-vjeçar nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulhamit.

Klubi anglez lëshoi një deklaratë zyrtare duke deklaruar se janë në dijeni të situatës duke e pezulluar Jimenezin.

“AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez. Klubi e kupton seriozitetin e situatës dhe aktualisht po hetohet”.

“Si rezultat, Alex nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës Premier kundër Fulhamit, dhe klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Bournemouthit.

Për çfarë bëhet fjalë?

Jimenez është nën hetim për dyshimin se i ka dërguar mesazhe një vajze 15-vjeçare. Një korrespondencë e dyshuar po qarkullon në mediat sociale, në të cilën Jimenez i thotë vajzës, ndër të tjera, se “i pëlqejnë vajzat më të vogla” dhe se “nuk ka qenë kurrë me një 15-vjeçare”.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse këto mesazhe janë të vërteta dhe nëse Jimenez i ka dërguar ato në të vërtetë.

Nga Milani në Bournemouth

Jimenez iu bashkua Bournemouth nga Milani verën e kaluar, fillimisht në formë huazimi.

Klubi i bregdetit jugor bleu kontratën e tij në shkurt, me spanjollin e ri që nënshkroi një marrëveshje deri në vitin 2031.

Ai ka bërë 32 paraqitje për Bournemouth këtë sezon, duke shënuar një herë, në një fitore 3-2 në shtëpi kundër Liverpoolit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër