Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcime për sezonin e ri

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manchester United po përgatitet për një verë shumë aktive në merkato, pasi drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë ndjeshëm skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të “The Sun”, “Djajtë e Kuq” planifikojnë të transferojnë të paktën pesë lojtarë të rinj: tre mesfushorë, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues rezervë.

Raporti thekson se afrimi i një mesfushori të tretë do të varet nga largimi i mundshëm i Manuel Ugarte, i cili nuk ka arritur të përshtatet plotësisht në Ligën Premier që prej transferimit të tij.

Gjithashtu, klubi po shqyrton mundësinë e afrimit të një portieri që do të shërbejë si alternativë për Senne Lammens.

Edhe “Sky Sports” raporton se prioriteti kryesor i Manchester United mbetet përforcimi i repartit të mesfushës, sidomos në prag të largimit të pritshëm të Casemiro.

Në listën e kandidatëve të klubit përfshihen disa emra të njohur të futbollit evropian, mes tyre Éderson i Atalanta dhe Mateus Fernandes i West Ham United.

Në radarët e United janë gjithashtu Elliot Anderson i Nottingham Forest, Alex Scott i Bournemouth, Adam Wharton i Crystal Palace, Sandro Tonali i Newcastle United, Carlos Baleba i Brighton dhe Joao Gomes i Wolverhampton Wanderers.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër