I prenë për të dytën herë fidanët e ullirit, fermeri: Nuk është vlerë monetare, është një veprim i ulët

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Për fermerin Saimir Ferko, toka në fshatin Adë nuk është thjesht një parcelë, por një pasion dhe një ëndërr e ndërtuar me mund.

Por për të dytën herë, dikush i ka prerë fidanët e ullirit që ai i kishte sjellë nga Greqia dhe i kishte mbjellë me përkushtim.

“Është hera e dytë që më presin ullishten. Nuk është çështje parash, por e punës dhe mundit që ke hedhur. Është një veprim shumë i ulët. Ne jemi fermerë dhe duhet të respektojmë tokën dhe punën e njëri-tjetrit”, u shpreh fermeri.

Për Saimirin, dhimbja nuk është te vlera e fidanëve, por te fakti që dikush po i shkatërron me dashje atë që ai ka ndërtuar me duart e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër