I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 shtator Zhurnal.mk – Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja Beqiri ka njoftuar për rivarrimin e Adem (Muhamet) Beqirit, mbetjet e të cilit janë gjetur në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut.

Sipas familjes, Beqiri, i lindur në vitin 1951, ishte vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash, mbetjet e tij janë identifikuar, duke i mundësuar familjes që t’i japë lamtumirën e fundit.

Rivarrimi do të bëhet më 3 tetor 2026, në varrezat e fshatit Pantinë. Ceremonia mortore do të nisë në orën 13:00.

Familjarët kanë njoftuar se ngushëllimet do të priten në Hotel Palace, nga 4 deri më 6 tetor, prej orës 09:00 deri në 17:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër