Iftar i veçantë në Toronto: Shqiptarë myslimanë e katolikë bashkohen në një mbrëmje harmonie

Nga Xh M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një iftar i veçantë është organizuar në Toronto të Kanadasë, duke mbledhur bashkë përfaqësues të komunitetit shqiptar, diplomatë, klerikë fetarë dhe figura të njohura të diasporës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas një njoftimi të një diplomati kosovar në Kanada, Kadri Dakaj, iftari u organizua me ftesë të biznesmenit shqiptar nga Klina, Luigj Gojani, pronar i restorantit FBI Pizza në Etobicoke, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Kanada.

Kjo iniciativë u realizua nga Gojani së bashku me familjen e tij dhe në bashkëpunim me ortakun në biznes Aleks Spaqi, ndërsa u mbështet edhe nga prifti shqiptar në Toronto, Don Prend Kola.

Në këtë iftar morën pjesë imami Adnan Bërbatovci, Bordi i Xhamisë Shqiptare në Toronto, përfaqësues të trupit diplomatik nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe shumë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, artistë dhe studentë të komunitetit shqiptar në Kanada.

Sipas organizatorëve, mbrëmja kaloi në një atmosferë të ngrohtë respekti, miqësie dhe bashkimi.

Ngjarja u organizua edhe në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke u cilësuar si një dëshmi e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare shqiptare, si dhe e unitetit që karakterizon kombin shqiptar.

Organizime të tilla vlerësohen se kanë rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve dhe unitetit të diasporës shqiptare në Kanada dhe më gjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër