Ilir Hasani i drejtohet ashpër kryetarit të Kushtetueses: Kush je ti që ta nënçmosh gjuhën time?

nga Redaksia

Shkup, 16 qershor – Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski lidhur me gjuhën shqipe.

Hasani e akuzon Kostadinovskin për përçmim të gjuhës shqipe, duke ju drejtuar me fjalët: “Kush je ti që ta ofendosh gjuhën time?”

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Hasani:

“Z. gjykatës Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve.

Mendimi im dhe i yti për ligjet që i miraton Kuvendi nuk janë edhe aq të rëndësishme kur i shprehim si Iliri apo Darko, por deputeti Ilir apo Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko kanë përgjegjësi institucionale të bazuar në Kushtetutë dhe ligje.
Kush je ti që ta përçmosh gjuhën time?

Nuk do të të shkarkojmë, vazhdo të jesh Kryetar – por eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve.”, ka shkruar Hasani

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More