“Ilirida” – 10 vite që jetojnë në skenë dhe në zemrën e publikut

Nga B.M
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Teatri Shqiptar në Shkup u mbush sonte me emocion, ritëm dhe traditë, në koncertin jubilar “10 vjet rrugëtim – nga rrënjët në skenë” të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Ilirida”.

Në këtë mbrëmje festive, Komuna e Çairit u përfaqësua nga Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, i cili vlerësoi rrugëtimin 10-vjeçar të ansamblit si një histori përkushtimi dhe dashurie ndaj artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Me performanca të ngrohta dhe plot energji, Ansambli “Ilirida” solli në skenë vlerat më të bukura të traditës, duke dëshmuar se është më shumë se një grup artistik – një rrugëtim i vazhdueshëm që rritet dhe frymëzon brezat. Mbrëmjes i dha një dimension të veçantë edhe pjesëmarrja e një ansambli mysafir nga Zvicra.

Nga Komuna e Çairit theksuan se do të vazhdojnë të mbështesin iniciativa që e mbajnë gjallë kulturën dhe afrojnë komunitetin rreth vlerave të përbashkëta.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër