Në Qendrën e Mediave në Vjenë, gjatë kohës sa po performonte përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, ndodhi një incident. Gazetari i “Zërit” nga Kosova, Albert Limani, i cili është i akredituar nga Eurovisioni, ka publikuar një video ku shihet se përfaqësues të Serbisë janë afruar dhe kanë tentuar t’ua largojnë nga duart flamurin e Kosovës, duke thënë se “Ky flamur nuk është i lejuar”.
Ka qenë Limani ai i cili ia ka larguar flamurin e Kosovës përfaqësueses serbe duke mos e lejuar që ta prekë dhe ka filluar qe ta valvis edhe më lartë atë.
“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në mbishkrimin e videos.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
