Inflacioni në Prill 1,3%

Nga D. V.
936 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 Maj, Zhurnal.mk – Inflacioni në muajin prill të vitit 2026 është 1.3% krahasuar me muajin paraprak, tha sot enti shtetëror i statistikave.

“Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është 1.3%,” tha entit në një komunikatë për shtyp.

Ka patur rritje të kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 10.1%, Rekracion, sport dhe kulturë për 1.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 1.2%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.7%, Veshje dhe këpucë, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme dhe Informacion dhe komunikim për 0.6%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Kujdesi shëndetësor dhe Shërbime për arsim për 0.3%.

Ndërsa rënie së kostos për jetesë ka patur në grupin e mëposhtme Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.2%.

Sipas entit, kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, shënoi rritje prej 5.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.0%. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër