Inspektorët po kontrollojnë lokalet në Karposh, janë shqiptuar gjoba të mëdha

Nga I.A
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Inspektorati komunal dhe ai ndërtimor i Komunës së Karposhit vazhdon me kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Shërbimet inspektuese komunale kryen kontroll në terren dhe inspektim të pajisjeve urbane të vendosura para objekteve hotelierike dhe lokaleve në territorin e Komunës së Karposhit. Gjatë kontrolleve, inspektori komunal dhe ai ndërtimor konstatuan parregullsi te disa objekte hotelierike, me ç’rast një subjekti juridik iu shqiptua gjobë, ndërsa u lëshuan edhe disa vërejtje për shkak të devijimeve nga Elaborati i miratuar për pajisje urbane.

Komuna e Karposhit përsërit apelin drejtuar të gjithë pronarëve të objekteve hotelierike që të respektojnë në mënyrë të rreptë dispozitat ligjore dhe kushtet e përcaktuara me Elaboratin për pajisje urbane. Kontrollet inspektuese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e respektimit të rregulloreve ligjore dhe funksionimin e rregullt të hapësirës publike në territorin e komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër