Integrimi, Filipçe: Duhet shfrytëzuar momenti drejt BE-së

Nga Xh M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor Zhurnal.mk – Socialdemokratët konsiderojnë se dera e hapur evropiane për anëtarësim duhet të shfrytëzohet pasiqë bëhet fjalë për ardhëmrinë e vendit dhe standarin e qytetarëve. Kryetari i partisë Venko Filipçe, duke komentuar porositë e samitit në BE-së me vendet e ballkanit perëndimor, konsideron se procesi integrues po hyn në fazën kyçe, të cilën shteti nuk duhet ta lëshoj.

Deklarimi i Filpçes erdhi në konferencën ndërkombëtare në të cilën e promovoi iniciativën shkupjane si kundërpërgjigje sipas tij ndaj koalicionit të errët rajonal, antiprogresiv.

“Kancelari Merc qartë dhe pa mëdyshje thotë: ju jeni të mirëseradhur në BE, dhe me këtë shpërfytyrohet një nga shum gënjeshtrat e kryeministrit Mickoski, të grupit të VMRO-së gjatë dy viteve të fundit se çfardo që do bëjmë, në evropë nuk jemi të mirëseardhur. Ashtuqë, ky është një sinjal I qartë se BE tani përfundimisht, qartë e nënvizon njërin nga prioritetet e saj, në kontekst të zhvillimeve gjeopolitike gjatë viteve të fundit.” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër