Interi gati ta blindojë yllin e skuadrës, pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe Barcelona

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Alessandro Bastonit dhe është i gatshëm të nisë negociatat për rinovimin e kontratës me mbrojtësin italian, i cili së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm te Chelsea dhe Barcelona.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, pavarësisht zërave për interesimin e dy gjigantëve evropianë, aktualisht nuk ka negociata apo bisedime konkrete për transferimin e Bastonit te ndonjëri prej këtyre klubeve.

Klubi nga Milano e konsideron mbrojtësin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij sportiv dhe synon ta mbajë atë edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ulen në tavolinë me përfaqësuesit e futbollistit për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje të re.

Kontrata aktuale e Bastonit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa edhe vetë lojtari e ka qëndrimin në “San Siro” si prioritet për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke realizuar edhe një gol.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër