Ish-gjyqtari Naqe Georgiev del nga burgu këtë verë pas uljes së dënimit

Nga Xh M
159 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 prill Zhurnal.mk – Ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme Naqe Georgiev do të lirohet nga burgu gjatë kësaj vere, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për uljen e dënimit me burg.

Me këtë vendim, ai nuk do të qëndrojë në burg deri në vitin 2027, por do të lirohet pas rreth dy vitesh e dy muajsh vuajtje të dënimit.

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e tij, ku ai ka theksuar sjellje të mirë në burg, moshën 63-vjeçare dhe probleme shëndetësore si rrethana lehtësuese.

Më herët, Gjykata Penale kishte ulur tashmë dënimin e tij, ndërsa vendimi i Apelit e ka reduktuar edhe më tej.

Georgiev ishte dënuar për marrje ryshfeti prej 10 mijë eurosh, në një rast ku kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke marrë një dënim prej tre vitesh burg dhe ndalim ushtrimi të funksionit gjyqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër