Ish-kryebashkiaku Eric Adams merr shtetësinë shqiptare, regjistrohet si banor i Tiranës

Nga D. V.
261 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë.

Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare.

Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi,i cili ka ndarë foto në rrjetin e tij social Facebook, e ka cilësuar Adams si “banorin më të ri të njësisë”, duke e pritur atë në ambientet e institucionit lokal.

“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë!

Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.

Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.

Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA.

Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, shkruan ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër