Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,73 % në raport me vendimin e datës 6.4.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,084 den/kg dhe do të jetë 49,227 den/kg.

Nga data 15.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 95,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 96,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 49,227 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër