Shkup, 9 nëntor Zhurnal.mk – Qendra Kulturore Rinore (MKC) në Shkup ka drejtor të ri. Në krye të njërit prej institucioneve më të rëndësishme kulturore në kryeqytet është emëruar Dimçe Arsovski, i njohur për opinionin si ish-zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Arsovski vjen në vendin e Benij Shaqirit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit për arsye personale. Megjithatë, Shaqiri do të vazhdojë angazhimin në sektorin e kulturës, por kësaj radhe si këshilltar për kulturë në kabinetin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Lajmin për ndryshimin në drejtimin e institucionit e bëri të ditur vetë Shaqiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku shpjegoi arsyet e largimit nga detyra dhe njoftoi për angazhimin e tij të ri profesional.
