ISHP: Të rinjtë po përdorin ilaçe pa nevojë mjekësore, problematikë po aq sa përdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike

Nga admin
508 e lexuar

Shkup, 7 janar – Rezultatet më të fundit të një hulumtimi të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 10 për qind e nxënësve të shkollave të mesme të moshës 15 dhe 16 vjeç në Maqedoninë e Veriut kanë përdorur ilaçe kundër dhimbjes, kanë marrë analgjetikë pa nevojë mjekësore.

Hulumtimi, i realizuar me mbi 2.800 nxënës, ngre çështje serioze për rritjen e zakoneve të rrezikshme tek të rinjtë.

Prej tyre, 6,6% kanë përdorur sedativë ose qetësues pa recetë.

Ekspertët paralajmërojnë se ky lloj keqpërdorimi është veçanërisht i rrezikshëm, pasi ilaçet shpesh perceptohen si më “të sigurta” se drogat dhe janë lehtësisht të disponueshme në shtëpi.

Sa i përket kanabisit, 5% e nxënësve kanë deklaruar se e kanë përdorur të paktën një herë në jetë, 4,3% gjatë vitit të fundit dhe 2,6% gjatë muajit të fundit.

Edhe pse këto shifra kanë mbetur relativisht të qëndrueshme gjatë 15 viteve të fundit, ISHP vlerëson se kanabisi mbetet pjesë e “normalizuar” e sjelljes së rrezikshme tek adoleshentët.

Përdorimi i drogave më të rënda si kokaina, amfetaminat dhe ekstazia është nën 2%, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e nxënësve fillojnë përdorimin e kanabisit në moshën 13 vjeç ose edhe më herët, më shpesh djem sesa vajza.

Në hulumtim është përmendur edhe problemi me abuzimin me alkoolin si dhe përdorimi i cigareve elektronike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër