Iskra Haxhi Vasileva mori detyrën e shefes së PTHP NKOK nga Islam Abazi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Iskra Haxhi Vasileva edhe zyrtarisht mori detyrën e drejtueses së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) nga drejtuesi i deritanishëm, Islam Abazi, përmes dorëzim-pranimit të detyrës në Prokurori.

Pas dorëzim-pranimit, Haxhi Vasileva dhe Abazi zhvilluan një takim me Prokurorin Publik të Shtetit, Nenad Saveski.
Haxhi Vasileva u zgjodh shefe e PTHP NKOK në zgjedhjet e mbajtura më 28 tetor të këtij viti, ku fitoi 64 vota nga gjithsej 171 fletëvotime të vlefshme. Pas dhënies së deklaratës solemne, ajo theksoi se prioritetet e saj kryesore do të jenë ndjekja penale efikase, puna e qëllimshme dhe efektive e Prokurorisë, si dhe shfrytëzimi maksimal i burimeve në dispozicion në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Islam Abazi kthehet në Prokurorinë e Lartë në Gostivar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër