Ismaili për tensionet në Kuvend: PD-së i ka dalë tymi me kohë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, reagoi sot pas tensioneve në seancën plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese e flakadanë gjatë votimit të projektligjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ku ndau edhe një video nga momentet e tensionit në Kuvend, Ismaili u shpreh se tymi i ka dalë me kohë PD-së.

“Ne e dinim që flakën e vinit ju në protesta, por tani që i doli edhe tymi blu askush s’ka dyshime. Në fakt, tymi i ka dalë me kohë PD-së”, shkroi Ismaili.

artikuj të ndërlidhura