Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në këtë komunë po realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore, mes të cilave edhe ndërtimi i një bulevardi të ri.

“Punimet në rrugën “Ferid Murati” tashmë kanë hyrë në fazën e përfundimit, ndërsa në “Mit’hat Frashëri” po vazhdohet me zgjerimin e rrugës me dy korsi të reja. Paralelisht, është duke u përgatitur dokumentacioni për fillimin e punimeve edhe në rrugën “Cvetan Dimov”.

“Premtuam punë. Po i realizojmë. Dhe vazhdojmë”, ka theksuar Mexhiti, duke nënvizuar angazhimin e komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në Çair.

artikuj të ndërlidhura