‘Izraeli është një tumor kanceroz’, lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohemi

nga L. M

Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

Khamnei e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite.

“Luftimi kundër SHBA-së dhe “qenit të saj në zinxhir”, Izraelit, është i lavdërueshëm”, tha Khamenei.

Komentet e Khameneit vijnë pasi, SHBA-ja dhe BE kërcënuan se do të vendosin sanksione të reja për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More