Samir Mane bëhet i pari shqiptar që hyn në listën e miliardereve të Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë dollaresh. Biznesmeni shqiptar është themelues dhe president i Balfin Group dhe renditet në listën e mbi 3 mijë miliardervë nga e gjithë bota duke u pozicionuar i 2356-ti në këtë listë.
Forbes shkruan se Samir Mane, e ka arritur pasurinë e vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet e tij në qendrat tregtare, dyqanet me pajisje elektronike dhe pasuritë e paluajtshme luksoze në të gjithë Ballkanin. Revista Forbes konstaton se miliarderët e vitit 2025 janë edhe më të pasur ndërsa nga 15 miliarderët më të pasur në botë, 13 janë shtetas amerikanë. Listën e kryeson Elon Musk me një pasuri të vlerësuar prej 342 miliardë dollarësh .
Multimiliarderi Elon Musk është pronar i kompanive të njohura si prodhuesi i makinave elektrike Tesla si dhe kompanisë hapësinore SpaceX. Më pas, në vlerësimet e Forbes renditet francezi Bernard Arnault me 178 miliardë dollarë i LVMH, për herë të parë që nga lista e vitit 2022 ndjekur nga Mark Zuckerberg i Meta (216 miliardë dollarë) dhe Jeff Bezos i Amazon 215 miliardë dollarë. Kina rezulton vendi i dytë me më shumë miliarderë pas Shteteteve të Bashkuara të Amerikës .
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë amerikane për të detyruar shitjen e TikTok te një pronar amerikan, Zhang Yiming, i cili bashkëthemeloi kompaninë, e kaloi manjatin e ujit në shishe Zhong Shanshan dhe u bë personi më i pasur i Kinës me 65.5 miliardë dollarë.
India, rezulton e treta për numër miliarderësh ndërsa dy njerëzit më të pasur të vendit, janë Mukesh Ambani (92.5 miliardë dollarë) dhe Gautam Adani 56.3 miliardë dollarë.

