14
Karposh, 27 shtator Zhurnal.mk – Komuna e Karposhit njoftoi se është konstatuar një kënd lojërash për fëmijë i vandalizuar në lagjen Karposh 1, i cili është pjesë e pajisjeve urbane.
Sipas Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun, janë dëmtuar disa nga pajisjet e këndit të lojërave.
Njëkohësisht, nga Komuna i bëhet thirrje policisë që sa më shpejt të identifikojë dhe të gjejë autorët e dëmtimit.
